Rama me të rinjtë socilistë: Politika është diçka që ia vlen, përtej masakrës që i bëhet!

Politikë

Rama me të rinjtë socilistë: Politika është

Kryeministri Edi Rama në podkastin e radhës kishte të ftuar tre të rinj që mbajtën fjalime në Asamblenë e PS dhe Kuvendin Rinor; Helena Kaçe, Elidon Maliqi dhe Anastasia Zaimi.

Rama gjatë podkastit i tha të rinjve se fakti që kanë pranuar të angazhohen në politikë tregon kurajo pasi ku terren është i vështirë.

"Politika është diçka që ia vlen përtej masakrës që i bëhet. Kjo është e vërteta, njerëzit pa tru, pa edukatë, pa kulturë, pa informacion nga njëra anë, nga ana tjetër njerëz të ditur

Informuar bashkohen në një pikë ku gjejnë njëri tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë nuk ia vlen, harrojnë që në fakt pa politikën shoqëria gjendet në një situatë barbarie, sepse politika vërtetë ka fuqinë të bëjë keq, politika vërtetë ka bërë gjëra të tmerrshme, ka pjellë nazizmin, fashizmin, komunizmin, por politika ka bërë edhe mrekullia, BE-në, SHBA-ë, ka bërë të mundur të përparojnë të drejtat e njeriut, grave.

Pa politikën këto nuk do të ndodhnin”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion