Rama mbledh sot online Asamblenë e PS, çfarë pritet të diskutohet

Politikë

Rama mbledh sot online Asamblenë e PS, çfarë pritet të

Pasditen e sotme, në orën 17:30 do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste.

Takimi do të zhvillohet online. Ndërsa krahas zhvillimit të mbledhjes online, në selinë e PS do mblidhen edhe drejtuesit politikë të qarqeve.

“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.

Kjo mbledhje zhvillohet para Asamblesë së rëndësishme që pritet të mblidhet më 16 mars dhe do të bëhet identifikimi i bazës.

Takimi i sotëm do të zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vitin 2025.

Edhe më 11 shkurt, për 5 orë  u zhvillua me dyer të mbyllura Asambleja Kombëtare e PS.

Asambleja bëri një skanim objektiv të situatës në terren ndërsa i hapi rrugë procesit zgjedhor në parti që nisi nga 15 shkurti, e në 16 mars ky forum do të rimblidhet në Durrës për të analizuar rezultatet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion