Rama mbledh grupin e PS dhe qeverinë të shtunën, zbardhet agjenda

Politikë

Rama mbledh grupin e PS dhe qeverinë të shtunën, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Takimi do të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka siguruar agjendën e takimit. Mbledhja do të hapet nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e më pas fjalën do e marrë kryeministri Edi Rama.

Në këtë takim është ftuar drejtuesja e Kadastrës, Lorena Goxhobelli për të raportuar lidhur me institucionin që mbulon dhe deputetët do të kenë mundësi ta pyesin atë për shqetësimet e ngritura nga qytetarët.

Një raportim në këtë mbledhje do të ketë edhe bashkëkryetari i PS për reformën administrativo-territoriale, Arbjan Mazniku.

Një prezantim të strategjisë së komunikimit do të bëhet nga ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili.

Mbledhja do të përmbyllet nga Rama dhe Balla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion