Tepelenë, automjeti bie në greminë, plagoset shoferi

Një automjet është rrëzuar në greminë në Tepelenë teksa udhëtonte në një terren malor ku për pasojë është plagosur drejtuesi i tij.
Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Gusmar–Nivicë ku makina ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar nga lartësia në një terren të vështirë për të përfunduar rrëzë një masivi shkëmbor.
Në vendngjarje kanë mbërritur strukturat e emergjencës, të cilat kanë punuar për nxjerrjen e personit të lënduar që ndodhej ende në automjet. Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, u sigurua nxjerrja dhe transportimi i personit të aksidentuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, personi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


