Rama: Mandatin e katërt do të heqim ligjin e luftës me Greqinë!

Politikë

Rama: Mandatin e katërt do të heqim ligjin e luftës me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me marrëveshjen me Italinë për njohjen e kontributeve shoqërore të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj.

Përmes një videomesazhi në Facebook, Rama shprehet se pas Italisë, PS në mandatin e katërt do mundohet të arrijë edhe një marrëveshje të ngjashme me Greqinë.

"Hallall dhe vicklat, talljet, përqeshjet deri tek sharjet, jo ishte rrenë, ishte lojë, e paç haram, etj. Rëndësi ka që tani mundi dhe sakrifica e një jete në punë matanë detit të shqiptarëve do njihet njësoj si italianët. Kjo ishte një nga dy marrëveshjet më të vështira të pensioneve, sepse bëhet fjalë për gati gjysmë milionë njerëz dhe jam falënderues Melonit, patë cilën kjo punë nuk do të merrte fund dhe mund të merret vite e vite të tjera.

Vendosmëria ime është të mbyllim të gjitha çështjet e hapura me po atë vizion, më po atë vullnet dhe më po atë ndjenjë respekti që me kryeministrin Mitsotakis kemi ndarë qysh se jemi takuar për herë të parë.

Kam besim se mandati ynë i katërt do të jetë edhe mandati i pensioneve të ligjëruara të shqiptarëve të Greqisë. Ashtu sikurse do të jetë edhe mandati i heqjes së ligjit të luftës dhe i vënies mbi “i” i të gjitha pikave të dakordësuara mes nesh. Shqipëria 2030 dhe Greqia do të jenë bashkë në BE”, u shpreh kreu i qeverisë.

 

 

ME TE LEXUARAT