Berisha: Rama në komë politike, sajon pyetjet “sy për sy”!

Politikë

Berisha: Rama në komë politike, sajon pyetjet “sy për

Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se kryeministri i vendit ende nuk ka treguar një program para shqiptarëve.

Rikthimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçit, në jetën publike, lideri opozitar e sheh me dyshime, ku sërish pohoi se nuk është i bindur që ka qenë i sëmurë.

“Njeriu në komë politikë, nuk duhet të kemi asnjë lloj vëmendje për të. Fakti që nuk guxon të paraqesë një program para shqiptarëve, dëshmon se Edi Rama është e shkuara e këtij vendi.

Nga verifikimi i fakteve, në 1400 komente, nuk ekzistonte as pyetja, as emri i atij që Edi Rama pretendonte se e ka pyetur. Dhe unë do i kërkoj zyrës së shtypit të bëjë një njoftim për këtë se ky përbën mashtrim publik. A mundet unë t’i përgjigjem një mashtruesi publik?

Në rast se ai është operuar, unë kam koment si për çdo të sëmurë: shërim të plotë. Në rast se ai për llogari të vetes dhe Edi Ramës ka bërë të sëmurin imagjinar, atëherë ai është i pashpresë. Kaq i them!”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion