Rama jep lajmin: Shqipëria arrin 600 mijë vaksinime kundër Covid

Politikë

Rama jep lajmin: Shqipëria arrin 600 mijë vaksinime kundër Covid

Shqipëria ka arritur deri më tani të kryejë 600 mijë vaksinime kundër Covid-19. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”.

“600 mijë vaksinime, Shqipëria buzëqesh”, thuhet në statusin e kreut të qeverisë Edi Rama.

Sjellim në vëmendje që në Shqipëri po vazhdon vaksinimi i qytetarëve me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik 5.

Rama jep lajmin: Shqipëria arrin 600 mijë vaksinime kundër Covid

Në Shqipëri injektimi i dozave të para të vaksinave anti-Covid nisi në javët e para të Janarit të këtij viti. Kreu i qeverisë ka shpallur si objektivin e radhës vaksinimin e 1 milionë qytetarëve, që do tu siguronte imunitet më shumë se 1/3 të popullsisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion