Aksident në Tiranë, makina merr përpara fëmijën 10 vjeç, detajet e para
Lajmifundit
/
9 Maj 2021, 18:50
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një fëmijë 10 vjeç.
Fatmirësisht i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po merr mjekimin e parë në spital.
Njoftimi i plotë
Më datë 09.05.2021, në rrugën “3 Dëshmorët”, mjeti me drejtues J. S., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.B., 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


