Rama ironizon opozitën: Më 11 maj, ne me shoqen fitore, ata me ‘Noc Rrokun’!

Politikë

Rama ironizon opozitën: Më 11 maj, ne me shoqen fitore, ata me

Kryeministri Edi Rama nga takimi me asambletë socialiste në njësitë 1 dhe 2 ka ironizuar opozitën duke thënë se më 11 maj, PS do të jetë me “shoqen fitore”, ndërsa opozita me “noc rrokun”.

Rama është shprehur se gjatë qeverisjes së tij, Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe një mandat i radhës do të mundësojë që emri Albania të vendoset në takime ndërkombëtare.

"Shqipëria në raport me Europën, në 2013 as nuk dukej në horizont fare dritarja që na është hapur sot. Sot Shqipëria vend pararojë. Si ndodhi kjo? Pikërisht sepse ne e dimë shumë mirë që çfarë duhet të bëjmë dhe sepse jemi gati të bëjmë këto sakrifica.

Nuk ka bekim më të madh sesa të ngrihet flamuri atje bashkë me ato 27 të tjerët. Na bie i pari ne se e kemi Albania. Dhe të vëmë emrin Albania në tryezë, me ata që na janë dukur si ufo.

Përtej të gjithave ne gjithë këto vite kemi patur një shoqe, që ka qenë melhem për ne, fitore. Shoqja fitore, 9 herë. Kështu që miqtë e mi, më 11 maj i kemi ndarë, ne me shoqen fitore ata me Noc Rrokun", tha Rama.

 

 

ME TE LEXUARAT