Trump përplaset me Zelenskyn: Po bën djalin e fortë, por pa SHBA nuk je më në lojë!

Takimi i presidentit Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është zhvilluar me shumë tensione, ku u hodhën dhe akuza se jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore.
I tensionuar, Trump i tha Zelenskyt:
"Po bën si një djalë i fortë, por nuk e bën dot këtë pa SHBA. Ti nuk ke asgjë për të negociauar. Nëse firmos marrëveshjen, je ende në lojë, nëse jo nuk ke më asgjë për të negociuar. SHBA do largohet.
Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë duhet të ndiejmë, sepse nuk jeni në gjendje ta diktoni atë saktësisht. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndjejnë ukrainasit.
Joe Biden bënte deklarata ku i hidhte fajin Rusisë për çdo gjë, unë kam folur me Putin dhe ai është shprehur i gatshëm për marrëveshje".


