Rama ironizon opozitën: Blerja e votave, alibi idiote e humbësve kronikë! Nuk pranojnë që ne jemi më të mirët!

Politikë

Rama ironizon opozitën: Blerja e votave, alibi idiote e humbësve

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për zgjedhjet e 11 majit dhe votën e Diasporës.

Rama tha se mazhoranca nuk do të merret me blerje votash por fitoren do ta ketë nga vullneti popullor.

"Bajat janë të gjithë ata që e lidhin votën e popullit për PS dhe mua, me blerje dhe shitje. 800 mijë njerëz nuk ka perëndi që i blen, janë vullnet popullor dhe këtë nuk e luan topi.

Është thjesht alibia idiote e humbësve kronikë që nuk fitojnë edhe pse nuk arrijnë të kuptojë pse humbasin. Dhe duke ia mohuar të vërtetën vetes mbeten po humbësa, ngelësa dhe fatkeq për faktin se nuk pranojnë të vërtetën se humbin se ne jemi më të fortë, më të zotë, më të mirë dhe jemi të duhurit për këtë vend.

Përsa u përket rrenave, unë di që nuk kam as arsye dhe as edukatën e njeriut që të rren për të përfituar, qoftë edhe një votë të vetme", tha Rama në rubrikën "Sy më sy".

ME TE LEXUARAT