"Jallah nëse e arrin 11 majin..."/ Avokati i Berishës paralajmëron arrestimin e Ramës?!

Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se autor iarrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është kryeministri Edi Rama.
“Ai është autori i arrestimit. Një njeri që të pushkaton politikisht, juridikisht ke marrë fund. Absolutisht Edi Ramës është autori. Mbas ekzekutimit politik, Rama bëri llogaritë, ky Erjon Veliaj duhet arrestuar para apo mbrapa zgjedhjeve. I intereson përpara se ai ishte plotësisht i sigurt që ai nuk do punonte për votat e Edi Ramës më 11 maj. Ky është i çakorduar dhe dezorientuar.
Flet për procedurë penale kur s’ia ka idenë ç’është procedura penale. Erion Veliajn e hoqi si drejtues politik të Tiranës. Ky është mesazh. Vuri Ogerta Manastirliun. Hoqi një të verbër dhe vuri një shurdhmemec”, tha Gjokutaj në A2 CNN.
Më tej, Gjokutaj ngriti dyshime për rrugëtimin politik të kryeministrit Rama, kur deklaroi se pozitat e tij përballë drejtësisë, por edhe ndërkombëtarëve do të ndryshojnë tej mase deri në datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Këtë e gënjen mendja se do marrë edhe këto zgjedhje se nuk e di çfarë po ndodh. Ka një problem tjetër. Ky jalla ta mbërrijë 11 majin politikisht. Do ta shohim... Kësaj radhe raporti me ndërkombëtarët ka ndryshuar katërcipërisht. Ke një kryeministër të inceneratorit. Nuk e hap SPAK-u për Veliajn se del Rama.
SPAK-u është një pavion politik i Partisë Socialiste. Duhet të ishte qeveria dhe rezervat brenda. Sot me një drejtor të këtyre nuk flet dot, se ju gjenden piktura nga 50 milionë lekë në shtëpi”, deklaroi Gjokutaj.


