Rama: Iluzionet e bufit të kënetës në 11 maj do mbeten në një vaki shembullore elektorale!

Politikë

Rama: Iluzionet e bufit të kënetës në 11 maj do mbeten

Kryeministri Edi Rama në Facebook ka njoftuar lajmin e emetimit të Eurobondit 10-vjeçar për Shqipërinë. 

Ky Eurobond u emetua me një kupon 4.75% dhe me një normë interesi (yield) 5%. Instrumenti ka një jetëgjatësi 10-vjeçare dhe do të maturohet në Shkurt 2035.

Për vendin tonë, specifikisht mund të vlerësohet marzhi më i ulët se në çdo dalje në eurobond më parë, që përbën një element të rëndësishëm të normës së interesit, apo siç quhet në terminologjinë e tregjeve financiare “spread-i”

Edi Rama:Përshëndetje jam shumë i gëzuar se sapo u mbyll me sukses procesi Eurobondit 10-vjeçar, sapo morëm dritën jeshile se mund ta ndajmë këtë me opinionin publik. Ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë sa i përket 3 gjërave.

Së pari interesit të investitorëve të huaj, ofruan 4.3 herë më shumë se sa nevoja jonë. Madje gjatë ditës oferta vajti në 5.7 herë më shumë se sa nevoja jonë. Gjë që bëri të ulim normën e interesit për të larguar një pjesë të investitorëve. Ky mbulim më i larti i regjistruar në vendet e Europës qendrore dhe lindore që nga tetori 2024.

Së dyti numri më i lartë i investitorëve me 159 të tillë të interesuarit.

Së treti normë interesi më të ulët për Shqipërinë se sa për vendet si Serbia dhe Rumania për obligacionet 10 vjeçare.

Në thelb ka vetëm një fjalë që i thotë të gjitha besim të Shqipëri, te ekonomia dhe te financat e Shqipërisë. Po i besojnë të gjithë përditë e më shumë. E di që këneta politiko mediatike mbase s’do e japë fare, se po ju mban lidhur pas iluzioneve të bufit të kënetës, që në 11 maj do mbetet në një vaki shembullore elektorale. Por këta lajm s’mund ta ndaja me ju përpara se në konferencën e Sigurisë në Mynih, dhe për tu kthyer sepse na pret një betejë ekzemplare dhe fitore spektakolare .

ME TE LEXUARAT