"Rama ik..."/ Qytetari i ndërpreu fjalën, kryeministri: Ai i mbyturi në kënetë na duhet si hudhër!

Politikë

"Rama ik..."/ Qytetari i ndërpreu fjalën, kryeministri: Ai i

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me të rinjtë e Kamzës, por u përball me një demokrat, i cili i ndërpreu fjalimin duke thënë “Rama ik”.

Kryeministri, i cili e kaloi me sportivitet, u përgjigj: Po po do iki!

“Në këto raste na duhet një hudhër, edhe sikur të mos na vijë duhet ta sajojmë. Shumë faleminderit për solidaritetin, por unë do shqetësohesha sikur të mbaronte gjithë kjo dhe të mos dilte ai zëri i të mbyturit në kënetë që thotë…ai duke u mbytur thotë Rama ik. Unë këtu me ju ai tek pullë”, tha kryeministri Rama.

Teksa fliste për investimet në zonë, Rama iu tha të rinjve se opozita në kohën e saj të qeverisjes i la prindërit e tyre në kanale, duke u bërë thirrje që ata të mos bëjnë të njëjtën gjë.

“A mund ta imagjinoni ju që ata që i lanë prindërit tuaj në kanale, që kur ishin ju të vegjël ju mbanin në krah se mos humbit në baltë, do t’ju bëjnë ju dhe do mbështesin Kamzën më shumë se ne?”, tha Rama.

 

 

ME TE LEXUARAT