Rama i mrekulluar nga tifozeria shqiptare në Hamburg: Ju jeni lojtari i 12-të 

Politikë

Rama i mrekulluar nga tifozeria shqiptare në Hamburg: Ju jeni lojtari i

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar pjesëmarrjen e tifozëve kuqezi që kanë marshuar në rrugët e Hamburgut për të mbështetur Kombëtaren në ndeshjen që do të luhet ditën e sotme me Kroacinë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se është mirënjohës ndaj të gjithë shqiptarëve që sot po luajnë rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares.

Sipas kryeministrit, tifozët kanë lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman me sjelljen dhe atmosferën që kanë krijuar,  jo vetëm në shkallët e stadiumeve por edhe në rrugët e Gjermanisë, duke i shërbyer në këtë mënyrë promovimit të Shqipërisë turistike.

“Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike”,- shkruan kryeministri Edi Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion