Rama i ‘mëson’ robotit si të bëjë shqiponjën dykrenare me duar (VIDEO)

Politikë

Rama i ‘mëson’ robotit si të bëjë

Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë nga një takim i fokusuar në inovacion, teknologji dhe robotikë.

Në videon e publikuar, Rama shihet duke i demonstruar një roboti gjestin e shqiponjës dykrenare.

Pas demonstrimit të Kryeministrit, roboti arrin ta imitojë me sukses, duke përsëritur të njëjtin gjest.

Kreu i qeverisë ndodhet në Bochum, ku mori pjesë në diskutimin me temë “IA mes Inovacionit, Rregullimit dhe Përgjegjësisë”.

Momenti është shoqëruar me reagime pozitive në rrjetet sociale dhe është cilësuar si një nga episodet më të veçanta të vizitës së tij në Gjermani.

ME TE LEXUARAT