Çështja e dekriminalizimit/ KQZ refuzon heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Aktualitet

Çështja e dekriminalizimit/ KQZ refuzon heqjen e mandatit të

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në rastin e tij nuk plotësohen kushtet e parashikuara nga ligji i dekriminalizimit.

Mësohet se, ky vendim u mor pas shqyrtimit të kërkesës së ish-kandidatit të opozitës, Lefter Maliqi, i cili pretendonte se Hajdari kishte falsifikuar formularin e vetëdeklarimit duke fshehur një dënim të mëparshëm në Greqi.

Pas këtij veprimi, Kreshnik Hajdari mund të vijojë zyrtarisht të ushtrojë detyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Kuçovës.

“Nuk jemi në kushtet e ndalimit për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Subjekti nuk është në kushtet e ndalimit të ligjit, sipas leximit që i bëj unë si Komisioner”-, deklaroi Celibashi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion