Policia Rrugore e Korçës publikon planin e masave për festat e fundvitit: Patrulla, radarë dhe kontrolle në akset kryesore

Aktualitet

Policia Rrugore e Korçës publikon planin e masave për festat e

Sektori i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës ka hartuar një plan të posaçëm masash për të garantuar sigurinë rrugore gjatë festave të fundvitit. Plani synon monitorimin e të gjitha akseve rrugore kombëtare dhe lokale, me fokus të veçantë në rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit.

Sipas burimeve zyrtare, në akset kryesore të qarkut do të vendosen 8 patrulla të Policisë Rrugore, ndërsa do të përdoren edhe radarë për të kontrolluar shpejtësinë e automjeteve. Veç policisë rrugore, kontrolle do të kryhen edhe nga efektivët e Policisë së Rendit, sidomos në qytetet Korçë dhe Pogradec, ku priten lëvizje më intensive të mjeteve dhe qytetarëve.

Policia i bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin shpejtësinë e lartë dhe të përdorin rrugët alternative, si unazat e qyteteve, për të shmangur fluksin e madh në rrugët kryesore. Qëllimi i këtij plani është rritja e sigurisë dhe shmangia e aksidenteve në një periudhë me lëvizje të dendur.

Policia e Korçës siguron qytetarët se masat do të jenë në fuqi deri në përfundim të festave të fundvitit, me kontrolle të përforcuara në pikat më të ngarkuara të qarkut. 

ME TE LEXUARAT