Rama e quan "Mamica", ajo Skënderbe, Spiropali sqaron lojën e fjalëve me liderin socialist

Politikë

Rama e quan "Mamica", ajo Skënderbe, Spiropali sqaron lojën

Elisa Spiropali e ftuar në “Zonën Zero” ka shpjeguar disa fjalë që Milaim Zeka nuk i ka kuptuar gjatë deklaratave që ajo apo kryeministri kanë bërë.

Milaim Zeka: Kur keni qenë me Edi Ramën, kur thotë se këtu jam me Mamicën dhe Vrana Kontin çfarë ka dashur të thotë?

Elisa Spiropali: Është një lojë fjalësh për dy bashkëpunëtorë. Mamica ishte motra dhe Vrana Konti një nga luftëtaret që rrinte brenda kështjellës. Duke qenë se Beneti është brenda në Shkodër dhe e kemi aty, një lojë fjalësh.

Milaim Zeka: Po një polemikë që keni pasur Rama mund të jetë Skënderbeu për ty dhe replikat mes teje dhe Zhupës, “jeni rast për t’u studiuar”.

Spiropali: Unë e shpjegova tek replika pse ia thashë, ajo flet korrekt, flet shqipen korrekt dhe mirë por nuk i besohet asnjë fjalë, mesazhi i saj nuk udhëton, këtu e kisha, pra është një rast për t’u studiuar. Ta flasësh shqipen aq saktë dhe mirë por ndërkohë të kesh zerë besueshmëri.

Milaim Zeka: Po për Berishën kur thua që të mungon, cila është arsyeja, sepse ai ndez debat apo për shkak të nivelit të debatit?

Elisa Spiropali: Jo këtë nuk e kam thënë, kjo ka qenë me nënqeshje. Më është bërë kjo pyetje, më mungon për shkak të debatit dhe i kam thënë nuk i mungon kujt sepse na del në ballkon çdo mbrëmje.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion