Rama e pyeti për memet, Bora Muzhaqi: Kundërshtarët politikë më kanë sulmuar në këtë mënyrë!

Politikë

Rama e pyeti për memet, Bora Muzhaqi: Kundërshtarët politikë

Kryeministri Edi Rama në podkastin e radhës kishte të ftuar edhe ministren Bora Muzhaqi, e cila është kandidate në listën e mbyllur të qarkut Elbasanit. 

Rama nuk ngurroi ta pyesë edhe për memet virale të saj, ndërsa ministrja tha se faktin që ajo ka hyrë në moshë të re në politikë, kundërshtarët janë munduar ta sulmojnë në këtë mënyrë.

Edi Rama: Edhe pse ti je e njohur më shumë se dy të tjerët. Je bërë edhe meme.

Bora Muzhaqi: Po e filloj që nga gjimnazi kam qenë ekselente. Që 15 vjeç i thashë prindërve dua të srdioj jashtë, jo thanë. I binda si përfundim. Bëra gjimnazin në Angli me rezultate shumë të larta. Dëgjova thirrjen tuaj për studentët që studiojnë jashtë të ktheheshin në Shqipëri.

 

Më intervistuan për një pozicion në Ministrinë e Financave por nuk mu duk interesante. Çfarë nuk kam dëgjuar e parë për veten time. Ne themi duam të rinj në politikë por sa del një i ri në politikë themi si ta ulim.

ME TE LEXUARAT