Rama: E pajustifikueshme mungesa e etikës me qytetarët nga efektivët e "Shqiponjave"

Politikë

Rama: E pajustifikueshme mungesa e etikës me qytetarët nga

Të pajustifikueshme e ka cilësuar kryeministri Edi Rama mungesën e etikës së efektivëve të policisë në komunikimin me qytetarët. Këtë deklaratë kreu i qeveris e bëri gjatë një takimi , ku të pranishëm ishin ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe përfaqësues të policisë.

"Pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë. Dua ta nis këtë renditje të problematikave nga raporti i policisë së shtetit me qytetarët që është a dhe zh e jetës së përditshëm. Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët sidomos nga ana e forcave shqiponja dhe nga patrulla e përgjithshme që shpesh e kapërcejnë edhe vetë rolin e tyre të shënohen si raste të rritura. Rritja e rasteve mungesës së etikës me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë që janë në kontaktin e vazhdueshëm me hallet dhe nevojat e qytetarëve

Rama: E pajustifikueshme mungesa e etikës me qytetarët nga

Është e pajustifikueshme rastet e mungesës së etikës së komunikimit me qytetarët sidomos tek "Shqiponjat" dhe forcat e patrullës.

Imazhi i policisë në sytë e qytetarëve nuk mund të cënohet aq më pak të cënohet duke afektuar gjithë Policinë e Shtetit në sytë e opinionin publik.

Shenjtërinë e uniformës dhe imazhin e Policisë së Shtetit ta kenë dritë në sytë e tyre. Cënimet etike dhe lëndimet e imazhet nga rishfaqja e kohëve të fundit të korrupsionit sidomos, tek rastet e Policisë Rrugore është e paletorueshme. Dua të vlerësoj rolin e SHÇBA-së dhe dua ta nxis akoma më shumë."-tha Rama. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion