Lihet i lirë “Ever Given”, anija që bllokoi Kanalin e Suezit niset drejt Holandës

Bota

Lihet i lirë “Ever Given”, anija që bllokoi Kanalin e

“Ever Given” tashmë është i lirë. Paso bllokoi për 6 ditë me radhë kanalin e Suez në Egjipt, duke paralizuar tregtinë ndërkombëtare. “Ever Given” mund t’i drejtohet portit që kishte nga fillimi si destinacion, atë të Rotterdamit në Holandë.

Kujtojmë se anija u mbajt peng, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 900 milionë dollarë. Por mesa duket beteja ligjore mes egjiptianëve dhe kompanisë që zotëron anijet, japonezët e Shoei Kisen Kaisha, është zgjidhur tashmë, edhe pse shifrat nuk bëhen të ditura zyrtarisht.

Anijes do t’i duhen rreth dy javë që të arrijë në portin e madh europian, sepse për arsyeje sigurie do të lundrojë me një shpejtësi të kufizuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion