U vra pas sherrit për një kafe në Manëz, zbulohet e shkuara e Flori Paluçit, autori njihej si problematik në zonë

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti mbetën të vrarë dy persona me armë zjarri.
Njëri prej tyre kërkoi kafe, ekspresi ishte fikur dhe ai u irritua me kamarierin, ku ndërhyri pala tjetër dhe nisi konflikti.
Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi Daniel Pepa. 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz.
Ndërsa viktima tjetër, Aranit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.
Sipas burimeve policore, një nga viktimat, Flori Paluçi rezulton të ketë një të kaluar kriminale. Ai është arrestuar më herët në vitin 2015 në Itali, si pjesë e një bande të strukturuar grabitësish që vepronin në mënyrë të sofistikuar në disa qytete italiane.
Grupi përbëhej nga 6 shtetas sicilianë dhe Paluçi si i vetmi shqiptar, të cilët identifikoheshin nga metoda e veçantë që përdornin për grabitjet hapjen e vrimave në muret e bizneseve për të depërtuar brenda tyre.
Hetimet ndaj këtij grupi nisën në verën e vitit 2014, pas dy grabitjeve të dhunshme të argjendarive në Ravenna dhe Alfonsine, ku brenda një periudhe 20-ditore, autorët arritën të merrnin sende me vlerë rreth 200,000 euro.
Ndërsa i kërkuari Pepa njihet si i ri problematik në zonë.


