Rama sulm sërish drejtësisë: Keni marrë zvarrë qytetarët dhe bashkinë Tiranë!

Politikë

Rama sulm sërish drejtësisë: Keni marrë zvarrë

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimeve për punimet për Terminalin Verior të Transportit Publik në Tiranë ka hedhur sërish akuza ndaj drejtësisë.

Rama u shpreh se ka pasur jo pak raste kur qytetarët janë marrë zvarrë nga gjykatës të pandjeshëm dhe të papërgjegjshëm duke zvarritur edhe dosje të tëra.

"Sot kjo është një ndalese e rëndësishme sepse dua që qytetarët e Tiranës ta dëgjojnë kalvarin e këtij projekti, i cili është premtuar denbabaden dhe në 2015 kur ndodhi dhe ndryshimi dhe u rizgjua Tirana, projekti u vendos në proces dhe u financua. Sot jemi në 2025-ën dhe ka 6 muaj që ka filluar procesi sepse për gati 10 vjet bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës janë marrë zvarrë nga gjykatës komplet të pandjeshëm dhe të papërgjegjshëm.

Ashtu sikundër, po mbahen familje të tëra zvarrë në kombinat apo në pika të tjera, jo vetëm në Tiranë, nga gjykatës të pandjeshëm dhe të papërgjegjshëm, që nuk janë qytetarë të denjë të kësaj republike dhe që fatkeqësisht kanë në dorë të marrin vendime për fatet e kësaj republike, që nuk duan të dinë për interesa publike, që nuk duan të dinë për rregullat dhe ligjet.

Dhe më në fund ky terminal është në rrugën e ndërtimit", u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT