Bllokoi aktivitetin e Bashkisë Tiranë, merret nën hetim Adriana Kalaja!

Aktualitet

Bllokoi aktivitetin e Bashkisë Tiranë, merret nën hetim Adriana

Prokuroria ka nisur hetime ndaj aktivistes Adriana Kalaja, pasi tentoi të pengojë lëvizjen e automjetit në pronësi të Bashkisë Tiranë, me të cilin po transportoheshin dokumente te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. 

Bashkia Tiranë ka denoncuar aktivisten duke e akuzuar se ka kërcënuar verbalisht shoferin e kamionit dhe ka përdorur fjalor fyes ndaj punonjësve të policisë bashkiake.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 61 vjeçe, pasi ditën e djeshme, ka penguar lëvizjen e një automjeti në pronësi të bashkisë Tiranë, me të cilin po transportoheshin dokumente, nga ky institucion, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion