“Qeveria po vendos pengesa ndaj drejtësisë”, Lapaj në protestë: Me Belindën në krah, Rama po i bën karshillëk shoqërisë

Politikë

“Qeveria po vendos pengesa ndaj drejtësisë”, Lapaj në

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj tha se kryeministrit Edi Rama po i bie fasada e njeriut që është krah drejtësisë.

Ai tha se me Belinda Ballukun, dy ditë më parë në Divjakë, i bëri karshillëk drejtësisë, shoqërisë dhe SHBA.

“Vëllezër, motra, nëna e baballarë sot jemi në ditën e 55 të qëndresës përballë godinës që do të mbahet mend si godina që u zaptua nga Edi Rama dhe hajdutët e tij. Çdo ditë e më shumë kësaj qeverie po i dalin skandalet, ndërkohë që i marruri peng Edi Rama po dëshmon se rreshtimi në krah të drejtësisë në fillimet e veta e kishte thjesht fasadë qëndresa jonë dhe përballja me të po i rrëzon fasadën duke e rreshtuar si njeriu kundër drejtësisë. Ai dy ditë më parë ishte në Divjakë, në krah kishte Ballukun si karshillëk që i bën shoqërisë duke iu thënë se nuk ka problem që iu vjedhin, unë i mbaj në krah.Me Belindën në krah i bënte karshillëk drejtësisë. Ai me Belindën në krah i bënte sfidë SHBA, që i kanë shpallë luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Koha të bëhemi krah për krah kundër Edit që mban në krah Belindën.”, tha Lapaj/SOT

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion