“Qençe pëshurr në parlament dhe kafshon...”, Tufa nxjerr dokumentin: Spartak Braho ka ndërruar emrin

Politikë

“Qençe pëshurr në parlament dhe kafshon...”, Tufa

Studiuesi Agron Tufa deklaron se Spartak Braho ka ndërruar emrin e tij. Ai ka publikuar në “Facebook”-un e tij një dokument, krahas së cilës tregon se në fëmijëri Braho ka mbajtur emrin Zylyftar. Sipas Tufës, Braho ka deklaruar ndryshimin e emrit në vitin 1968, nga Zylyftar në Spartak.

“SHKËLQIMI DHE PSHURRJA E SHOKUT ZYLO-SPARTAK BRAHO

I biri i Ibrahim Brahos, partizanit të orëve më të fundit, Zylyftari, nuk e duroi as 17 vjet emrin e gjyshërve.

Po nxitonte të rritej me vrull revolucionar në shërbim të Partisë, sovjetizimit dhe kinezërimit të vendit. Ëndërronte për karrierë në drejtësinë e partisë, por si mund të bënte përpara me atë emër anakronik?

Zylyftar në shkresa, Zylo e thërrisnin gjithandej. Ia plasën shpirtin. Më kulmin e luftës kundër Zakoneve Prapanike, si mund të futeshe në gjirin e partisë me këtë emër derdimen?

Kështu, me 1968 ky gjarpër i ri e la lëkurën e vjetër të emrit në gërxhet e vendlindjes dhe duke veshur emrin e ri proletar – Spartak – zbriti ndë qytet. Ish Zylyftar-Zylo-Spartak Braho dha prova se ishte më qen se qeni, qenërisht kafshoi, qençe jetoi, qençe pëshurr në parlament e, me sa duket, qençe do ngordhë i mbuluar me jargë qeni…”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion