E rëndë në Dibër, makina merr përpara fëmijën, i mituri niset urgjentisht drejt Tiranës

Aktualitet

E rëndë në Dibër, makina merr përpara

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Dibër, në aksin Maqellarë-Bllatë, ku një makinë me drejtues shtetasin M.Xh, 53-vjeç ka përplasur një fëmijë të mitur. 

Fëmija i aksidentuar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Dibër/informacion paraprak

Në aksin rrugor Maqellarë-Bllatë, shtetasi M. Xh. 53 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një fëmijë të mitur, i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion