U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thi'kën e kuzhinës dhe vret të birin

Bota

U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr

Një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga babai i tij 83-vjeçar, pas një grindjeje familjare në provincën e Lecco-s, në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, më 29 gusht, në banesën ku babë e bir jetonin së bashku. Sipas rindërtimit paraprak të autoriteteve, gjatë një konflikti, 83-vjeçari dyshohet se ka sulmuar të birin me një thikë kuzhine.

49-vjeçari u plagos rëndë dhe u transportua me ambulancë ajrore në Spitalin San Gerardo në Monza. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte.

Pas ngjarjes, karabinierët arrestuan 83-vjeçarin, i cili dyshohet për vrasje. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e konfliktit që çoi në tragjedinë familjare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion