I kërkuar në Norvegji dhe Shqipëri për dr'ogë, kapet te “Plepat” 28-vjeçari, zbulohet identiteti

Aktualitet

I kërkuar në Norvegji dhe Shqipëri për dr'ogë,
Një 28-vjeçar norvegjez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar provizorisht në zonën e “Plepat” në Durrës, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze.

Policia bën me dije se operacioni “Fast” u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe nëpërmjet koordinimit me Interpol Tiranën.

I arrestuari, Sebastian Templet, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore norvegjeze kishin lëshuar në prill 2026 një urdhër arresti ndaj tij për kanosje dhe prishje të qetësisë publike.


Ndërkohë, 28-vjeçari rezulton i kërkuar edhe nga drejtësia shqiptare. Në maj 2026, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas arrestimit, Interpol Tirana dhe autoritetet norvegjeze kanë nisur procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit drejt Norvegjisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion