Protesta e PD-së, 50 të shoqëruar, dy arrestime! Deputetët organizatorë hetohen në gjendje të lirë

Politikë
Protesta e PD-së, 50 të shoqëruar, dy arrestime! Deputetët

Mbi 50 persona të shoqëruar në lidhje me protestën e djeshme të PD-së dhe opozitës nderkohe qe dy janë arrestuar. Ndërkohë janë në hetim në gjendje të lirë deputet që organizuan protestën, informon gazetari Sokol Dema.

Pasditen e djeshme për rreth 3 orë militantët e PD dhe disa prej mbështetësve të opozitës ishin ndarë në disa pika të ndryshme të Tiranës, duke tentuar bllokimin e trafikut dhe vijimin e aksionit të tyre të mosbindjes civile. 

Pati dhe përplasje me policinë, teksa deputeti Flamur Noka i pozicionuar tek Rruga e  Elbasanit, qëlloi një prej efektivëve.

Ndërsa në sheshin Uilson dhe tek bashkia, policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit. Tek sheshi Uilson u hodh fillimisht edhe gaz lotsjellës.

Tek Zogu i Zi situata ishte më e qetë, teksa trafiku u lirua 1 orë pas fillimit të protestës. Ndërsa tek Pallati me Shigjeta pati tensionet dhe shtyrje të qytetarëve me policinë.

Së fundmi, protesta u mbyll tek bashkia e Tiranës dhe më tej filluan shqoërimet e para nga policia në komisariatet e kryeqytetit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion