I mërzitur dhe me shenja në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Gërvishta veten gjatë ndeshjes

Sport

I mërzitur dhe me shenja në fytyrë e kokë, habit Guardiola:

Trajneri i Manchester Cityt, Josep Guardiola, foli pas barazimit dramatik 3-3 që ekipi i tij shënoi në shtëpi kundër Feyenoord në ditën e pestë të ndeshjeve në Champions League.

Guardiola doli në konferencë pas ndeshjes dhe menjëherë të gjithë vunë re gërvishtjet në kokën dhe fytyrën e tij.

E gjithë koka i ishte gërvishtur dhe gjaku në hundë ishte i dallueshëm.

“Me gishtat e mi”, tha Guardiola kur u pyet se si ishin bërë gërvishtjet, më pas shtoi: “Doja të lëndoja veten”.

Deri në minutën e 75-të të ndeshjes Man. City kryesonte 3-0 dhe në harkun e 15 minutave të fundit të ndeshjes pësoi tre gola të evitueshëm, që erdhën edhe për gabimin e tyre.

City ka gjashtë ndeshje radhazi që nuk fiton, pesë nga të cilat humbje në të gjitha kompeticionet dhe është në krizë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion