Protesta e 20 shkurtit/ Berisha: Mesazh për Shqipërinë dhe botën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur falenderimin e tij për të gjithë protestuesit që një ditë më parë mbushën bulevardin e Kombit pavarësisht presionit, frikës që iu ishte bërë.
Berisha theksoi se dje iu dha mesazhi i qartë Shqipërisë dhe botës, që opozita qëndron në këmbë për misionin e tyre në betejën pa kthim për votën e lirë.
“Mbrëmë si shqiptarë të vërtetë mbushët bulevardin e kombit në një kohë që ndaj tyre ishte tentuar çdo lloj frike, presioni.
Dhatë qartë mesazhin për Shqipërinë dhe botën se jemi këtu se jemi në këmbë se jemi në mision tonë në betejë pa kthim për votën e lirë, për pluralizmin, për demokracinë, për familjet tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe vendit tonë”, tha Berisha.



