Shkarkohet nga detyra zëvendësministrja

Politikë

Shkarkohet nga detyra zëvendësministrja

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin të shkarkojë nga detyra zëvendësministren e Arsimit dhe Sporteve, Albana Tolen.

Ky vendim është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion