Profili i ri i Parlamentit! Profesionet e 140 deputetëve të legjislaturës së re, dominojnë ekonomistët dhe juristët!

Politikë

Profili i ri i Parlamentit! Profesionet e 140 deputetëve të

Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj. Pjesa tjetër rikthehen për të vazhduar jetën parlamentare.

Nga një hulumtim në jetëshkrimet e atyre që do të ulen në parlamentin e ri, sikurse edhe në legjislaturat e shkuara profesionet më dominuese të deputetëve të dalë nga 11 Maji, janë ato të ekonomistëve dhe juristëve.

31 është edhe numri deputetëve të rinj që kanë studiuar ekonomi, financë dhe administrim biznesi. Në krah të njeriut të shifrave dhe gazetarisë në parlament Erion Braçe do të jetë edhe ekonomisti tepelenas Tërmet Peçi, bashkë me dy socialistët e tjerë fitues Ceno Klosi dhe Petrit Malajn.

Ndërsa studimi në Amerikë i Belind Këlliçit pritet të jetë një vlerë e shtuar në parlament kur do të flitet për çështjet e menaxhimit ekonomik.

DEPUTETËT EKONOMISTË

Erion Braçe Ekonomi

Tërmet Peçi Ekonomi

Ervin Demo Ekonomi

Petrit Malaj Ekonomi

Adi Qose Ekonomi

Ceno Klosi Ekonomi

Klevis Jahaj Ekonomi

Bora Muzhaqi Ekonomi

Xhelal Mëziu Ekonomi

Bledjon Nallbati Ekonomi

Mesila Doda Ekonomi

Besart Xhaferi Ekonomi/Shkenca politike

Bujar Leskaj Ekonomi /Jurist

Delina Ibrahimaj Financë-Bankë

Ornaldo Rakipi Financë Kontabilitet

Elton Korreshi Financë

Milva Ekonomi Statistikë/Ekonomi

Antoneta Dhima Plan Financë

Anila Denaj Financë/ Menaxhim Bankar

Ledina Alolli Marketing

Jorida Tabaku Administrim Biznesi

Klodiana Capja Administrim Biznesi

Xhenis Cela Administrim Biznesi

Etleva Budini Administrim Biznesi

Evis Kushi Administrim Biznesi

Enno Bozdo Administrim Biznesi

Marjana Koçeku Agro-Biznes

Fidel Kreka Menaxhim Biznesi

Belind Kellici Shkenca Menaxhimi

Genti Lakollari Inxhinieri Agro Ushqim

Dhimitër Kruti Inxhinieri Agrare

27 është numri juristëve deputetë të cilët do të jenë pjesë e parlamentit të ri.

Krahas atyre me shumë mandate si Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi apo Fatmir Xhaxha ekspertizës juridike të parlamentit i shtohet ajo e ish gjyqtarit Gjin Gjoni dhe ish prokurorit Arjan Ndoja përfshi atë të Adriatik Lapajt.

DEPUTETËT JURISTË

Ulsi Manja Jurist

Damian Gjiknuri Jurist

Oerd Bylykbashi Jurist

Gazment Bardhi Jurist

Fatmir Xhafaj Jurist

Saimir Korreshi Jurist

Blendi Himci Jurist

Ivi Kaso Jurist

Adriatik Lapaj Jurist

Gjin Gjoni Jurist

Arian Ndoja Jurist

Ani Dyrmishi Jurist

Saimir Hasalla Jurist

Olsi Komici Jurist

Bledi Çomo Jurist

Bledar Cuci Jurist

Gent Strazimiri Jurist

Ramadan Likaj Jurist

Igli Hasani Fakulteti Drejtësisë

Belinda Balluku Juriste

Aurora Mara Juriste

Aulona Bylykbashi Jurist

Adea Pirdeni Juriste

Erjona Ismaili Juriste

Elda Hoti Juriste

Greta Bardeli Juriste

Erisa Xhixho Juriste

 

Krahas doktorit të vjetër Sali Berishës dhe në mungesë të doktorit të ri Ilir Alimehmeti i cili mori mbi 16.000 vota por nuk u fut dot në parlament, në sallën e kuvendit të ri do të kemi 12 ligjvënës të cilët profesionin e parë në jetë kanë patur atë të mjekut.

DEPUTETËT MJEKË

Sali Berisha Mjek

Bardh Spahia Mjek

Flamur Noka Mjek

Asfloral Haxhiu Mjek

Tritan Shehu Mjek

Enriketa Jaho Mjeke

Klodiana Spahiu Mjeke

Ilirian Pendavinji Mjek

Zija Ismaili Mjek

Brunilda Mersini Mjeke

Loer Kume Stomatolog

Manjola Luku Farmaciste

8 deputetë janë me profesion inxhinier.

DEPUTETËT INXHINIERË

Blendi Klosi Inxhinieri Elektronike

Niko Peleshi Inxhinieri Elektronike

Fatmir Mediu Inxhinieri Gjeologji Miniera

Edi Paloka Inxhinieri Gjeo Fizike

Albana Vokshi Inxhinieri/Administrim Publik

Besa Spaho Inxhinieri Ndërtimi

Onid Bejleri Inxhinieri Civile

Redi Muci Inxhinier Strukturash

Nuk do ti mungojnë parlamentit të ri deputetët biznesmenë nga të dy kahet politikës.

Atyre ekzistues si Vullnet Sinaj, Flamur Hoxha dhe Agron Shehaj do ti bashkohen edhe Vasil Llajo me Skënder Pashajn. Rikthehet në parlament në grupin e biznesmenëve Tom Doshi.

DEPUTETËT BIZNESMENË

Vullnet Sinaj Biznesmen

Flamur Hoxha Biznesmen

Agron Shehaj Biznesmen

Tom Doshi Biznesmen

Vasil Llajo Biznesmen

Skender Pashaj Biznesmen

Gjashtë pedagogët në parlament do ti udhëheqë nga profesori Agron Gjekmarkaj nënkryetari aktual i kuvendit.

DEPUTETËT NGA BOTA UNIVERSITETARE

Agron Gjekmarkaj

Jorida Tabaku

Iris Luarasi

Ina Zhupa

Hatixhe Konomi

Zamira Sinaj

Tetë është numri deputetëve që vina nga fusha e arsim dhënies.

DEPUTETËT ARSIMTARË

Alma Selami Mësuesi

Ana Nako Mësuesi

Marjeta Neli Mësuesi

Lindita Nikolla Mësuesi

Luan Baci Histori Gjeografi

Vangjel Dule Anglisht

Luciano Boçi Gjuhë Letërsi

Mirela Furxhi Përkthyese

Taulant Balla nuk do të mbetet vetëm në parlament si studiues i shkencave politike. Do të ketë në krah yllin në ngjitje të PS Elbasan Sara Milen bashkë me dijen e marrë në Londër prej demokratit Klevis Balliu i cili rikthehet në parlament.

DEPUTETËT E SHKENCAVE POLITIKE

Taulant Balla Shkenca politike

Sara Mila Shkenca Politike

Klevis Balliu Shkenca Politike

Arkend Balla Shkenca politike

Nuk do të mbeten pa përfaqësim në parlament Shkencat Sociale si dhe nga shkencat e natyrws.

DEPUTETË NGA SHKENCAT SOCIALE DHE SHKENCAT E NATYRWS

Albana Koçiu Shkenca Sociale

Erjon Mile Shkenca Sociale

Pirro Vengu Histori Filozofi

Jozefina Topalli Shkenca Matematike/ Fizike

Igli Cara Biokimi

Fadil Nasufi Biologji kimi

Eduard Shalsi Biologji Kimi

Ogerta Manastirliu Inxhinieri Kimi shkenca natyre

Ekspertizën e marrëdhënieve ndërkombëtare në parlament do ta sjellin tre deputetë. Me tyre kryetarja aktuale e kuvendit Elisa Spiropali dhe ish shefja e diplomacisë Olta Xhaçka.

DEPUTETËT E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

Elisa Spiropali Marrëdhënie Ndërkombëtare

Olta Xhacka Marrëdhënie Ndërkombëtare

Erion Malaj Diplomaci

Nëse vala e punës parlamentare do ti lodhë deputetët e rinj ata s’kanë pse të dalin jashtë perimetrit të parlamentit për tu qetësuar.

Kanë në gjirin e tyre tre kolegë që vinë nga psikologjia.

DEPUTETËT PSIKOLOGË

Romina Kuko Psikologji

Kiduina Zaka Psikologji

Ermal Pacaj Psikologji

Si asnjëherë më parë komuniteti medias do të ketë në parlamentin e ri katër ish gazetarë të cilët duhet të mbajnë peshën e ligjvënësve e për tu komportuar nga gazetaria tek politika frontale parlamentare.

Ish kryeredaktorit një gazete si Tedi Blushi dhe zëri analizës politike Iris Luarasi do ulen në kahe të kundërta në sallën e parlamentit.

DEPUTETËT GAZETARË

Arbjan Mazniku Gazetari / Komunikim Publik

Tedi Blushi Gazetari

Iris Luarasi Gazetari

Ardit Bido Gazetari

Vendet e lëna bosh të ish deputetëve me formim ushtarak si Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu do të zënë tre të tjerë.

DEPUTETËT USHTARAKË

Kastriot Piroli Akademia Skënderbej /Ushtarak

Agron Malaj Akademi ushtarake Skënderbej

Ervin Hoxha Shkenca sociale/ Akademi Sigurie

Nuk do të mungojnë deputetët që vinë nga fusha e menaxhimit si Ermal Elezi. Arkitektët do ti përfaqësojë Ilva Gjuzi ndërsa Sabina Jorgo do të sjellë në parlament eksperiencën e mirë-menaxhimit të Burime Njerëzore dhe rekrutimit./ tch

ME TE LEXUARAT