Foto/ Tonelata kokainë nga Amerika Latine në Evropë, ja kush është ‘Visi i Pojës’, arriti t’i shpëtojë policisë!

Aktualitet

Foto/ Tonelata kokainë nga Amerika Latine në Evropë, ja kush

Ky person që shihni në foto, është Elvis Doçi, apo i njohuri me nofkën “Visi i Pojës”. Një personazh me emër për drejtësinë shqiptare, jo vetëm, por edhe ndërkombëtarisht. Një vit më parë në banesën e këtij shtetasi u zhvilluan kontrolle nga SPAK ku iu sekuestruan rreth 3 milionë euro cash në banesë.

Sot, emri ‘Visi i Pojës’ është i përfolur në kronikën e zezë, për shkak të operacionit të bërë nga autoritetet italiane. I njohur edhe si nipi i Xhevdet Troplinit, Elvis Doçi arriti ti shpëtonte prangave të policisë, ndërsa akuzohet për vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve.

Kujtojmë që mëngjesin së mërkurës, autoritetet italiane njoftuan finalizimin e operacionit ‘Ura’, një aksion ku u përfshinë edhe autoritetet shqiptare për ekzekutimin e masave në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Vlorën, në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Operacioni i koduar “Ura” është fokusuar në goditjen e një rrjeti të strukturuar kriminal që dyshohet për trafik heroine dhe kokaine nga Ballkani drejt vendeve të Bashkimit Evropian, sipas Oranews. Bëhet me dije se janë lëshuar 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali me akuzat për trafik droge, shpërdorim detyre dhe pastrim parash ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.

Sipas mediave italiane, në listën e urdhër-arresteve ka edhe punonjës policie, avokatë dhe emra të njohur të botës së krimit, të dyshuar për përfshirje në rrjetin e trafikut dhe për shpërdorim detyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion