Presidenti Begaj i heq postin ministres Evis Sala, në vend të saj emërohet Klodiana Spahiu

Politikë

Presidenti Begaj i heq postin ministres Evis Sala, në vend të saj
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e  Evis Salës nga detyra e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në të njëjtën ditë, Presidenti Begaj ka dekretuar emërimin e Klodiana Spahiut në detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Evis Sala dha dorëheqjen nga detyra më 2 shtator. Sala kishte marrë drejtimin  e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale më 11 shtator 2025, pas prezantimit të qeverisë “Rama 4” nga kryeministri Edi Rama.

Një ditë pas dorëheqjes së Salës, kryeministri i vendit Edi Rama propozoi për detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiun.

Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega “Mjekësi e Përgjithshme” në vitin 1997. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive: ekokardiografi, PU-EKG, eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”, Facolta di Medicina e Chirurgia “Agostino Gemeli”, Romë, Itali.
Presidenti Begaj i heq postin ministres Evis Sala, në vend të saj

Presidenti Begaj i heq postin ministres Evis Sala, në vend të saj

Në 2003-2004 kreu studimet pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i Lëndëve Paraklinike. Gjatë periudhës tetor 2005 – dhjetor 2005 ka kryer specializim në fushën e kardiologjisë invazive, kateterizimi i zemrës dhe koronarografinë e zemrës, pranë spitalit “Santa Chiara”, Pisa, Itali.

Vite me vonë, 2012-2014 ajo ka përfunduar edhe masterin profesional “për menaxhimin shëndetësor”

Spahiu ka ushtruar profesionin e mjekut në klinikën e parë të kardiologjisë në QSUT.

Gjithashtu, ajo ka punuar si mjeke kardiologe dhe në repartin e patologjisë në spitalin e Durrësit gjatë viteve 2003-2009. Më pas është zgjedhur dhe drejtoreshë e këtij spitali.
Ajo ka një përvojë të gjatë edhe në fushën e pedagogjisë. Në vitin 2002-2003 ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Universiteti i Tiranës dhe në 2006 ka qenë pedagoge e jashtme në lëndën e fiziologjisë në Universitetin “UFO”, Tiranë.

Viti 2008 dhe në vazhdim – Docente në praktikat e kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë. Ajo mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion