Prej 5 muajsh në arrest shtëpie/ PD kërkon Berishën në Kuvend, Felaj: Përgjigjen e keni marrë

Espostuar nga enjtja për këtë të mërkurë, seanca plenare në parlament nisi me 30 minuta vonesë për mungesë kourimi.
Ethet e Kampionatit Europian në futboll kanë pllakosur tashmë deputetët të cilët me zorr lanë diskutimet në kafen e parlamentit, për tu ulur në seancë plenare nga ku ligjvënësit e opozitës ngulmuan përsëri se Sali Berisha, duhet të regjistrohet si pjesë e grupit parlamentar të PD.
“E keni marrë përgjigjen, duhet ta sjellë partia…“- u përgjigj Ermonela Felaj, e cila sot drejtoi seancën.
Tentativa e radhës e Gazment Bardhit për interpelancë me kryeministrin Edi Rama pati të njëjtin fat si ato të me përparshmet, përmes kartonëve të kuq të deputetëve të PS. Deputeti demokrat Luan Baçi kërkoi prej kolegëve socialist ti lënë humoret me vulën, tashmë që gjykata e mori një vendim se kujt i takon.
Komentin e parë nga socialistët 24 orë pas vendimit të gjykatës së apelit për vulën e PD, e solli në kuvendin e Shqipërisë Petro Koci.
“Vendimi gjykatës dje sanksionoi me vulë gjykate që PD është një parti që nuk ndryshon dot. Është një parti që ka mbetur në vitin 90-91kur është formuar. Është partia që ka bërë gjëmën e 94 në Libofshë, gjëmën e 96, gjëmën e 97, gjëmën e 98 me 14 shtatorin dhe pastaj 21 janarin 2011. Dhe sigurisht partia që sulmoi selinë e vetë me mjete të armatosura. Unë mendoj se i takonte Berishës PD, sinqerisht sepse është ajo parti që e ka si simbol Sali Berishën nuk ndryshon dot.”– tha Koçi.


