Politikanë të lidhur me bandën e Suel Çelës? Përgjimet e SKY ECC, Klodiana Lala jep detaje nga dosja e SPAK

Politikë

Politikanë të lidhur me bandën e Suel Çelës?

Dosja e SPAK ndaj organizatës kriminale të Suel Çelës, zbuloi se kreu i këtij grupi kishte ndikim dhe kontroll mbi shumë persona, mes të cilëve gjyqtarë, policë, gazetarë, etj, por çuditërisht nuk ka asnjë politikan. 

Klodiana Lala thotë se dosja është e ndarë me fraksione, ndaj mund të ketë hetime edhe për zyrtarë apo politikanë.

"Kjo dosje ka disa fraksione. Shumë nga PIN janë të anonimizuar. SKY ka PIN dhe jo emra. Duhet të gjenden detaje identifikuese. Kemi një politikan të arrestuar për momentin, ish deputeti i PS, Jurgis Cyrbja, por jo për këtë dosje. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po shihet edhe vrasja e avokatit Ravik Gura, ku është aluduar për përfshirje politike. Ravik Gura u vra pasi siguroi dosjen e masakrës së 3 shkurt 2016 mbi familjen Capja. SPAK mbetet për ta pritur. 

Kërkesa është dërguar në shtator 2023 për të marrë SKY dhe është dashur një vit e 2 muaj për të identifikuar dhe të kryqëzojë të dhënat. Faza e dytë janë këta persona, zyrtarë, politikanë, njerëz të biznesit. 

SPAK dërgon letërporosi për të ardhur materiale të tjera dhe do kohë. A ndodh që SPAK të heqë emrat e politikanëve? Ësht e pamundur që SPAK të ndërhyjë atje.

Të heqin materiale dhe t'i zhdukin nuk ndodh sepse serveri është i Francës, nuk e ka SPAK që mund të bëjë ndërhyrje", tha Lala.  

 

ME TE LEXUARAT