“Gjysmën e rrogës së parë do ia jap familjes së Martinit”/ Përlotet babai i Luisit: Djali do të bëhet futbollist

Aktualitet

“Gjysmën e rrogës së parë do ia jap familjes së

Babai i Luis Meçjas, 14-vjeçarit që mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel.

Teksa rrëfeu bisedën me djalin e tij, ai u përlot ku tha se Luisi do të bëhet futbollist, dëshirë e dyfishuar pas vdekjes së Luisit.

“Patjetër që kam pasur mundësinë të flas më babanë e Martinit. Ai po e vuan shumë këtë pjesë. Nuk është në gjendje optimale. Sa herë që unë shkoj atje më thotë një fjalë “mendoj se do më sjellësh djalin”, dhe unë ndihem në siklet të madh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Djali (Luisi) është futbollist dhe ka dëshirë që ta vazhdojë futbollin, tani ka një stimul të dytë pasi shoku i tij i skuadrës ka humbur jetën.

Premtimi që ka dhënë djali është ky “Në kontratën e parë që unë do firmos, rroga e parë do i shkojë gjysma familjes së Martinit dhe gjysma për familjen time’”, rrëfeu i përlotur babai i 14-vjeçarit të plagosur.

ME TE LEXUARAT