Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi me fjalor ofendues ndaj efektivëve: Lani sqetullat se na helmuat

Politikë
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi me fjalor

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me procedimin penal që ka bërë policia për 17 deputetë, të cilët ishin pjesë e protestës së dhunshme mbrëmjen e djeshme, ku u përplasën me policinë.

Korreshin duket se e ka mërzitur ky procedim, pasi ka shpërthyer ndaj efektivëve me një gjuhë ofenduese dhe fyerje personale.

“I thoni Policeve te lajnë sqetullat se na helmuan e ja kalonte dhe erës se gazit lotsjellës. Aman se është dhe viti i ri na late pa përshesh”, shkruan ai ndër të tjera.

“Qyqa Policia e Tirones na paska proçeduar penalishte 17 Deputete! Edhe pse na derrmuat nga brinjet e na gjuajtet me shkelma e na dogjet nga syte nuk ankohem se jemi mesuar, AMAAAAAA nje kerkes e kam e kam per Ministrin dhe Drejtorin e Policise

I thoni Policeve te LAJNE SQETULLAT se na helmuan e ja kalonte dhe erës se gazit lotsjelles. Aman se eshte dhe viti i ri na late pa pershesh”, shkruan Korreshin në postimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion