Policia kontroll të befasishëm në shtëpinë e Alqi Bllakos

Pas arrestimit të tij ditën e sotme, policia ka ndërmarrë një kontroll të befasishëm në shtëpinë e ish deputetit, Alqi Bllako.
Kujtojmë se arrestimi i tij u realizua pas kërkesës që SPAK dërgoi në GJKKO, kërkesë e cila u miratua pa vonesë.
Kontrolli i realizuar së fundmi bëhet në kuadër të përpjekjeve për të grumbulluar prova të tjera, lidhur me akuzat e ngritura kundër Bllakos për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në rastin e kontratës për inceneratorin e Fierit.
Bllako akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës që mbante postin e këshilltarit në Ministrinë e Mjedisit.
Kujtojmë që ditën e martë SPAK lëshoi urdhër-arrestin për Alqi Bllakon, ndërkohë që ditën e mërkurë ky i fundit dorëzoi mandatin e deputetit para se të mblidhej Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin.
Ndërkohë ditën e enjte Bllako u shoqërua fillimisht në polici, ndërkohë që mbasditen e së enjtes gjykata vendosi masën e arrestit me burg.