“Po shpërndahen produkte me furgon për zgjedhje”, kandidati për deputet denoncon rastin në Mat

Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka denoncuar se një furgon po shpërndante produkte për zgjedhje.
Më datë 08.04.2025, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi B.Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë pasi dyshonte se në fshatin Bushkash, Mat, disa persona të panjohur nga ana e tij, po shpërndanin produkte të ndryshme me një automjet (furgon), me qëllim favorizimin e subjekteve politike.
Menjëherë pas administrimit të kallzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasi F.L., sëbashku me automjetin e tij furgon, ku nga kqyrja dhe veprimet hetimore nuk u konstatua asnjë send apo veprim i kundraligjshëm.
Të gjitha veprimet janë kryer në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.


