Kokainë dhe municion luftarak në lokal, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë
Lajmifundit
/
9 Prill 2025, 11:14
Aktualitet

Policia e Vlorës ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Në pranga ra shtetasi L. T, 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.
Gjatë kontrollit personal dhe në ambientet e lokalit në pronësi të tij në rrugën “Demokracia”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë.
Ndaj 48-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”.


