Po drejtonte komisionin e Edukimit, deputeti i PD kërkon ndjesë e largohet

Politikë

Po drejtonte komisionin e Edukimit, deputeti i PD kërkon ndjesë e

TIRANË

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është larguar nga mbledhja e sotme ku po raportonte Ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Ai ka kërkuar ndjesë për shkak të gjendjes shëndetësore, duke ia kaluar drejtimin e mbledhjes nënkryetarit, deputetit socialist Petro Koçi.

“Për arsye shëndetësore e kam të pamundur të rri më gjatë”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj, i cili ka qëndruar gjatë gjithë kohës me maskë në mbledhje. Në një komunikim , Gjekmarkaj tha se bëhet fjalë për një gjendje helmimi ushqimor dhe nuk ka lidhje me COVID.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion