EMA flet për vaksinat Pfizet dhe Moderna: Shkaktojnë inflamacion në zemër

Bota

EMA flet për vaksinat Pfizet dhe Moderna: Shkaktojnë inflamacion

Inflamacioni në zemër është efekt anësor “shumë i rrallë” i vaksinave kundër koronavirusit të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, sipas rregullatorëve në Evropë. Agjencia Evropiane e Barnave tha se efektet anësore janë vërejtur më shumë tek meshkuj te rinj. Agjencia thekson se përfitimet e vaksinave kundër koronavirusit i tejkalojnë rreziqet.

Megjithatë, mjekët dhe pacientët këshillohen të jenë të vetëdijshëm për simptomat e inflamacionit ndër të cilat, dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. EMA zbuloi 283 raste të inflamacionit; miokardi dhe perikardi, në 177 milionë doza të injektuara të vaksinës së Pfizer. 38 raste janë evidentuar nga 20 milionë doza të Modernës. 5 persona kanë humbur jetën, por sipas Agjencisë Europiane të Barnave, ata ishin ose të moshuar ose me probleme të tjera shëndetësore./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion