"Plas" në Elbasan, sherr me dosje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Politikë

"Plas" në Elbasan, sherr me dosje në mbledhjen e

Mbledhja e këshillit bashkiak të Elbasanit u shoqërua me debate dhe tensione mes këshilltarëve dhe qytetarëve për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Disa përfaqësues të opozitës thirrën një protestë qytetare për të kundërshtuar rritjen e çmimit të ujit.

Qytetarët ju bashkuan mbledhjes së këshillit duke kërkuar anulimin e këtij vendimi. Madje në tension e sipër një qytetar godet me dosjet e letrave një prej këshilltarëve.

Konsumatorët familjarë paguajnë për ujin e pijshëm 40 L/m3. Ndërmarrja e Ujësjellësit ka kërkuar çmim të unifikuar për 6 bashkitë e qarkut Elbasan 60 L/m3

ME TE LEXUARAT