Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, reagon Kristjan Boçi: Shqiptari i vërtetë nuk abuzon me Kombin

"Milioneri" Kristjan Boçi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me sekuestrimin e 50 mln euro pasurive në emër të tij dhe 6 personave të tjerë.
Boçi reklamonte jetën luksoze të tij dhe të bashkëshortes në rrjete sociale.
Por hëtimet e Prokurorisë së Tiranës, zbuluan sic pretendohet se pasuritë e tij dhe 6 të tjerëve ishin produkt i pastrimit të parave.
Në Instastory, Boçi shkruan se si shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vetë, siç akuzohet.
“Para Zotit përulem dhe ndërgjegjësohem! Siç paça zemrën, ma boftë jetën. Lajmet e këtyre ditëve? Ka krejt të drejtën e vet ligji mem pa, mem kontrollu, e mem verifiku.

Një shtet pa ligj, është si një shtëpi që e drejtojnë fëmitë. Një Shqiptar i vërtetë, nuk abuzon me Kombin e vet.
Ju bekoftë Zoti dhe faleminderit për çdo sms përkrahës”, shkruan ai.


