“S’kisha para për qiranë”, Donald Veshaj tregon historinë kur pronari e nxirrte nga shtëpia

Showbiz

“S’kisha para për qiranë”, Donald Veshaj tregon

Donaldi dhe Semi janë duke zhvilluar provën javore. Me një gotë verë para ata janë duke treguar histori të ndryshme nga jeta, por kjo e Donaldit ishte tejet prekëse.

Ai tregoi se në fillime kur ka ardhur në Tiranë nuk ka pasur mundësi të paguajë qiranë dhe pronari e ka nxjerrë nga shtëpia.

“S’kisha para për qiranë”, Donald Veshaj tregon

Po ashti ai tha se këtë histori të mbushur me disa batuta ia tregonte qytetarëve, në shown ku merrte pjesë dhe ata qeshnin.

“S’kishim paguar qiranë dhe ne bënim show dhe i zoti i shtëpisë na ka nxjerrë nga shpija, dhe njerëzit qeshnin me këtë.

Situatën tonë i mbushnim batuta dhe kur mbaronte show të gjithë iknin nëpër makina dhe unë merrja Andin, shokun tim, s’kisha as rroga se i kisha te shpija ku pronari kishte mbyll derën. Të duket vetja si Xhoker”, tha Donaldi.

Ndërsa Semi nuk ka duruar shumë dhe ka shpërthyer në lot. Në fund ata ngritën një dolli për jetën dhe shëndetin./top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion