Përplasja për zyrat, kreu i FRD, letër Metës, Ramës, SHBA-BE: Jemi në fushatë, po cenohemi
Lajmifundit
/
23 Mars 2021, 16:23
Politikë

Fryma e Re Demokratike i ka dërguar sot një letër të dytë, presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj, kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi si dhe ambasadores Yuri Kim.
Letra në fjalë është bërë pas kërkesës nga ana e bashkisë, për lirimin e godinës ku qëndron FRD-ja.
Sipas FRD-së, partitë pajisen me ndërtesë për selinë dhe zyrat vendore. Po ashtu, FRD thekson se partitë me mbi 1 % në tri zgjedhjet e fundit e kanë këtë të drejtë.




